Transmetuar më 30-11-2022, 09:22

Partnerja e Dani Alves, Joana Sanz, ka fluturuar në Doha për të shoqëruar futbollistin 39-vjeçar brazilian në atë që është pjesëmarrja e tij e tretë dhe ndoshta e fundit në Kupën e Botës.

Modelja spanjolle nuk mungoi në ndeshjen debutuese të Brazilit në Katar, kundër Serbisë, dhe ndau një imazh nga stadiumi "Lusail" e veshur me një fanellë të Selecao.

Një buzëqeshje e madhe dhe një "kudo, por me ty" për të vulosur marrëdhënien e fortë me ish-lojtarin e Barcelonës dhe Juventusit. Sanz ndau gjithashtu një ‘screenshot’ të bisedës së saj me mbrojtësin e djathtë brazilian për të treguar lidhjen e fortë të çiftit.

Dani Alves, la moglie pubblica i messaggi hot: "Ti faccio entrare..."

Mesazhet ‘e nxehta’ mes të dyve sigurisht që nuk kaluan pa u vënë re. "Sa mirë që të shoh. Më jep gjithmonë kaq shumë kënaqësi, si për herë të parë", – ka shkruar Alves.

“Është e çuditshme, por e vërtetë”, – u përgjigj Joana Sanz. Pasi shkroi "Të dua", modelja shprehu keqardhjen e saj që nuk mundi të shkonte në hotel dhe të kalonte pak kohë me gjysmën e saj më të mirë, duke provokuar reagimin e menjëhershëm të Dani Alves: "Do të të lë të hysh me siguri, mos u tall me mua".