Transmetuar më 30-11-2022, 10:51

Tiranë- Më 6 dhjetor Tirana do ta ketë ditë pushimi zyrtar.

Vendimi është marrë ditën e sotme nga Qeveria, për shkak të mbajtjes së Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në kryeqytet, në këtë ditë.

Kjo ditë do jete pushim për administratën dhe shkollat në kryeqytet. Po ashtu pritet që të ketë dhe kufizim lëvizjeje dhe bllokim të disa akseve kryesore rrugore.

Kujtojmë se paralelisht me Samitin e BE-së, opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste para kryeministrisë.