Transmetuar më 30-11-2022, 11:23

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka firmosur 5 urdhër arreste në vendin tonë në lidhje me sulmet kibernetike në vendin tonë. Mësohet se bëhet fjalë për zyrtarë të administratës të cilët dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën. Prokurori ka firmosur për zyrtarët masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Paraprakisht dyshohet se urdhër arrestet janë firmosur për zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe të Departamentit të Administrates Publike.

Shqipëria u godit nga sulmet kibernetike pak muaj më parë. Më 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik.

Hakerat nxorrën të dhëna të tjera, lidhur me sistemin MEMEX apo dhe të TIMS.

Hakerat iranianë morën përsipër autorësinë. Ata shpërndanë herë pas here material të Policisë së Shtetit, pamjet filmike të kamerave të sigurisë në pikat kufitare të vendit, përfshirë dhe aeroportin “Nënë Tereza”, duke i shpallur ‘luftë’ shtetit shqiptar. Janë publikuar edhe hyrje-daljet e Kryeministrit shqiptar, kreut të SHISH dhe Policisë së Shtetit etj.