Transmetuar më 30-11-2022, 14:48

Merita e Cristiano Ronaldos, edhe 37 vjeç, është të katalizojë gjithë vëmendjen e futbollit. Në Itali, për shembull, flitet për të, jo vetëm për veprimet në Kupën e Botës në Katar, por edhe zhvillimet e hetimit në llogaritë e Juventusit.

Duke folur për paratë, në orët e fundit CR7 po pushton skenën edhe për sa i përket merkatos. Në fakt, në tryezën e agjentit të tij ka mbërritur një propozim faraonik, të cilit do ta ketë të vështirë t’i thotë “jo”.

Nuk duhet të harrojmë që portugezi ka disa ditë që ka mbetur pa ekip. Efektet e intervistës me Piers Morgan ishin të menjëhershme dhe në fakt mbërriti ndarja e pashmangshme me Manchester United. Një situatë që e bën Cristiano Ronaldon tërheqës në treg, në dritën e statusit të tij si lojtar i lirë, pra i pranueshëm me parametra zero.

Një mundësi për ish-in e Realit dhe Juventusit që do t’i thotë “po” ofertuesit më të lartë. Dhe në fakt nuk mungojnë ofertat e bujshme për të nënshkruar me të lindurin në vitin 1985. Njëra vjen nga Arabia Saudite dhe është absolutisht e jashtëzakonshme.

Al Nassr në fakt ka vendosur të merret seriozisht me lojtarin portugez, duke i bërë ofertë prej 200 milionë euro në sezon. Këtu përfshihen sponsorët dhe të drejtat e imazhit. Për momentin, pra, asgjë e nënshkruar apo e mbyllur, edhe sepse Cristiano është i fokusuar te Botërori i Katarit.

Klubi shumë i pasur Al Nassr, që luan në divizionin elitar të Arabisë Saudite, ëndërron goditjen e bujshme, pasi ka nënshkruar në të kaluarën me yje të tjerë të futbollit ndërkombëtar. Për momentin luajnë në skuadrën e ish-trajnerit të Romës, Rudi Garcia (në të kaluarën në stol ishin edhe Fabio Cannavaro dhe René Higuita), ish-portieri i Napolit Ospina, mesfushori brazilian Luiz Gustavo, mesfushori-sulmues Balisca, si dhe sulmuesi i Kamerunit, Aboubakar.

A do ta pranojë pesë herë fituesi i “Topit të Artë” apo jo propozimin e Al Nassr-it, duke shkuar të luajë në finishin e karrierës së tij në një ligë më pak konkurruese, por duke mbledhur shuma monstruoze?

Vështirë të thuhet, edhe nëse perspektiva për të fituar 16 milionë në muaj, 550 mijë euro në ditë dhe 23 mijë euro në orë deri në vitin 2025 është pothuajse e pakundërshtueshme. Kjo do të eklipsojë motivimet dhe perceptimet e lojtarit që mund të mjaftohej edhe me shifra më të ulëta për të luajtur në skena më prestigjioze në nivel sportiv.