Transmetuar më 01-12-2022, 09:52

Portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny, ka zbuluar se ka vënë 100 euro bast me Lionel Messin se arbitri nuk do t’i jepte penallti Argjentinës, referuar përplasjes së tyre në pjesën e parë në ndeshjen e Kupës së Botës, të mërkurën.

Portieri polak tha se nuk ka ndërmend të paguajë, pavarësisht humbjes së bastit, sepse kryesori holandez, pasi pa rastin me VAR, akordoi 11-metërsh. Nga pika e bardhë goditi Messi, por “gardiani” i Juventusit priti përballë yllit argjentinas.

Argjentinës iu dha penallti në ndeshjen e Grupit C të Kupës së Botës, kur Szczesny u përplas me Messin, teksa tentoi të grushtonte një krosim në zonën e portës së tij.

Wojciech Szczesny Lionel Messi Argentina Polonia Qatar 2022

Duke folur pas ndeshjes, Szczesny tha se vuri aty për aty një bast 100 euro me Messin, ndërsa skuadrat prisnin vendimin e VAR-it, i cili vendosi kundër polakëve.

“Ne folëm në momentin para penalltisë, kur rasti po shqyrtohej me VAR, – tha Szczesny pas ndeshjes. – I thashë Messit se vë bast 100 euro që ai (arbitri) nuk do ta jepte penalltinë. Kështu që unë kam humbur një bast kundër Messit.

Nuk e di nëse kjo lejohet në Kupën e Botës dhe ndoshta do të dënohem për këtë, por nuk më intereson për momentin. Dhe nuk kam ndërmend ta paguaj bastin e humbur. Messit nuk i interesojnë 100 euro, mendoj se ka mjaft".

Szczesny Messi

Szczesny bëri një pritje të shkëlqyer të penalltisë së Messit, por sulmuesi i Paris Saint-Germain qeshi në fund, pasi Argjentina rezultoi fituese 2-0.

Polonia gjithashtu përparoi nga grupi, pasi Meksika mundi Arabinë Saudite 2-1. Kjo do të thotë se e humbën kalimin në 16-she karshi rivalëve evropianë për shkak të golaverazhit më të dobët.

Wojciech Szczesny Lionel Messi Argentina Polonia Qatar 2022

“Po, ishte mirë, nuk e dija në atë kohë që do të na ndihmonte ta kalonim grupin, kështu që u përpoqa të mos festoja, – shtoi Szczesny. – Kam pasur një fat të keq në turnetë e mëdhenj deri tani, Kupa e Botës katër vite më parë ishte e tmerrshme për mua. I detyrohesha shumë ekipit kombëtar dhe në dy ndeshjet e fundit arrita ta ndihmoja”.