Transmetuar më 01-12-2022, 17:38

Tiranë- Një autobus i linjës së “Tiranës së Re”, ka shkaktuar panik tek pasagjerët pasditen e së enjtes pasi është përplasur me një bordurë.

Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të ish-Stacionit të Trenit në kryeqytet.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të rregulluar trafikun e krijuar pas aksidentit.