Transmetuar më 01-12-2022, 20:26

TIRANË- Një qytetar i identifikuar si Sokol Nikleka ka propzuar që revolta në Shqipëri të nisë nga burgjet. I pranishëm në takimin me kryedemokratin Sali Berisha, Nikleka tha se nëse burgjet bëjnë revoltë, qeveria mund të përmbyset. Ai tha se protestat duhet të jenë më të fuqishme dhe pa hapa pas. Qytetari përmendi dhe faktin që dy nga familjarët e tij, i ka ende në burg, të dënuar për vrasje.

"Përshëndetje doktor Berisha, jam Sokol Nikleka nga Nikaj Mërturi. Dua të flas për kërkesat e këtij populli. Të gjitha zgjidhen me revolucion, o vdekje, o liri. Nuk karrugë tjetër. Unë i kam ndjekur protestat, shko atje, kthehu. Do ikim thote Luli. Ku me shku mer, njerëzit vijnë nga rrethet. Protestat duhet të bëhen të fuqishme, duhet të çohen burgjet në këmb, me u çu burgjet përmbysin vendin, thonë nuk bëjnë zë burgjet, por bëjnë. Unë e kam provuar, i kam njerëzit hala në burg për vrasje, i kam dy,"- tha qytetari.