Transmetuar më 02-12-2022, 08:05

Një gol rokambolesk ai i shënuar nga Japonia në ndeshjen kundër Spanjës. Me rezultatin 1-1, ai mbërriti në minutën e 51-të dhe pasi gjetën golin e barazimit në fillim të pjesës së dytë, japonezët gjetën epërsinë 2-1 me Tanaka, falë një asisti të Mitoma.

Fillimisht arbitri e anuloi golin, pasi topi dukej se kishte kaluar plotësisht vijën fundore të portës. Megjithatë, një ndërhyrje nga VAR-i ndryshoi vendimin e kryesorit të ndeshjes në fushë, gjë që e shtyu Gomes të certifikonte golin.

Në fakt, pavarësisht se kishte kaluar vijën fundore në të djathtë të Unai Simon, me anën që prek tokën, topi ishte ende në fushë nëse marrim për bazë boshtin e tij.

Rrjetet sociale kanë shpërndarë foton e këtij momenti dhe të gjithë kanë qenë të një mendjeje, se në fakt topi e kishte kaluar vijën e bardhë fundore dhe goli i dytë i Japonisë duhej anuluar. Një rast tepër i diskutueshëm, që ka ngjallur diskutime dhe dyshime mbi drejtësinë e këtij Botërori.