Transmetuar më 02-12-2022, 11:26

Kampioni i shumëfishtë meksikan i boksit, Saul ‘Canelo’ Alvarez i ka kërkuar falje Lionel Messit, pasi e akuzoi atë për keqtrajtim të fanellës së kombëtares së vendit të tij në dhomat e zhveshjes, pas ndeshjes mes Argjentinës dhe Meksikës në Botërorin e Katarit.

“A e keni parë Messin duke pastruar dhomën e zhveshjes me fanellën dhe flamurin tonë? Më mirë t’i lutet Zotin që të mos e gjej ndokund”, – pati shkruar ai në rrjetet sociale, duke komentuar një video në të cilën “Pleshti” dukej se kishte shkelur fanellën trengjyrëshe, që e kishte shkëmbyer me një kundërshtar në fund të ndeshjes.

Tashmë, Alvarez ka kërkuar falje për këtë kërcënim publik ndaj yllit argjentinas të futbollit, duke deklaruar se kishte reaguar më tepër se duhej: "Më ka rrëmbyer pasioni dhe dashuria që ndjej për vendin tim dhe kam bërë komente të papërshtatshme, për të cilat dua t’i kërkoj falje Messit dhe popullit argjentinas. Çdo ditë mësojmë diçka të re, kësaj radhe më erdhi radha mua ta bëj këtë. Iu uroj të dyja kombëtareve shumë suksese, do të vazhdoj ta mbështes Meksikën deri në fund”.

Çfarë ndodhi?

Nëse Argjentina është ende “gjallë” në “Katar 2022”, shumë merita i shkojnë Lionel Messit, autori i golit që zhbllokoi ndeshjen kundër Meksikës. “Pleshti”, i cili barazoi Maradonën për sa iu përket golave ​​në Kupën e Botës, megjithatë përfundoi në “stuhi” për një gjesti të bërë pas lojës.

Në një video që bëri xhiron e internetit, gjatë festimeve të Albiceleste në dhomat e zhveshjes, sulmuesi i PSG-së mund të shihet i ulur në hapësirën e tij. Poshtë këpucëve të tij është një fanellë e Meksikës, ajo e shkëmbyer me Andres Guardado.

Në Meksikë, pra, ka shpërthyer polemika për këtë ‘përdhosje’ të fanellës ‘Tricolor’, e nxitur nga tweet-et helmuese të Canelo Alvarez, super kampionit të boksit dhe idhullit të tifozëve meksikanë.

“A është parë Messi duke fshirë dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë?” “I lutem Zotit të mos e takoj!” Kështu shkroi në fillim Alvarez, dhe vazhdoi: "Ashtu si unë respektoj Argjentinën, ju duhet të respektoni Meksikën! Unë nuk po flas për vendin (Argjentinën), po flas për Messin".

Megjithatë, shoku i Messit në një mijë beteja, Sergio Agüero mori kapitenin argjentinas, me një postim në Twitter, në përgjigje të Canelo Alvarez: “Zoti Canelo, mos kërkoni justifikime apo probleme, me siguri nuk dini për futbollin dhe çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes. Bluzat janë gjithmonë në tokë pas ndeshjes për shkak të djersës dhe më pas, nëse shikoni nga afër, ai bën lëvizjen për ta hequr atë dhe aksidentalisht e godet".