Transmetuar më 02-12-2022, 12:08

Issei Sagawa, vrasësi japonez i njohur si ‘Kanibali Kobe’, i cili vrau dhe hëngri një studente holandeze, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Sagawa vdiq nga pneumonia më 24 nëntor , ndërsa funerali i tij u zhvillua dy ditë më parë me pjesëmarrjen vetëm të familjarëve.

Në vitin 1981, Sagawa po studionte në Paris kur ftoi studenten holandeze Renee Hartevelt në shtëpinë e tij. Ai e qëlloi atë në qafë, e përdhunoi dhe më pas konsumoi pjesë të trupit të saj gjatë disa ditëve. Sagawa më pas u përpoq të hidhte mbetjet e saj në parkun Bois de Boulogne dhe u arrestua disa ditë më vonë, duke rrëfyer krimin e tij në polici.

Por në vitin 1983 ai u konsiderua i papërshtatshëm për gjykim nga ekspertët mjekësorë francezë dhe fillimisht u mbajt në një institucion psikiatrik përpara se të deportohej në Japoni në 1984. Familja e Hartevelt u zotua në atë kohë të nxiste që Sagawa të ndiqej penalisht në Japoni, në mënyrë që ai të mos lirohej kurrë.

Por u gjykua i lirë nga autoritetet japoneze me pretendimin se Sagawa kishte ‘anomali karakteri’. Autoritetet japoneze nuk ishin në gjendje të merrnin dosjet e tij të çështjes nga homologët e tyre francezë, të cilët e konsideruan çështjen të mbyllur, duke e lënë vrasësin të lirë.

Sagaëa nuk e fshehu krimin e tij madje ai vensoi të bëhej i famshëm, pasi historia horror e vrasjes u shkrua me detaje në një roman që mban titullit “Në mjegull”, nga romanticieri japonez Juro Kara. Kapitulli titullohej “Letra nga Sagawa-kun”, e cila fitoi çmimin më prestigjioz letrar të vendit në 1982.

Pavarësisht detajeve të tmerrshme të vrasjes dhe se nuk u pendua kurrë, Sagawa fitoi famë dhe jepte rregullisht intervista për mediat vendase dhe ndërkombëtare në vitet pas kthimit të tij.