Transmetuar më 02-12-2022, 14:02

Thibaut Courtois, portieri i Belgjikës dhe Real Madridit, nuk kishte dyshime pas eliminimit të të tijve nga Botërori 2022. Ai ishte shumë i drejtpërdrejtë në gjykimet e tij.

Pas barazimit me Kroacinë, që sanksionoi daljen nga turneu, portieri tha për “beIN Sports”: "Natyrisht që nuk donim të eliminoheshim qysh në fazën e grupeve. E dinim që ishin tre kundërshtarë të vështirë. Kundër Kanadasë fituam, pavarësisht se nuk e meritonim.

Ndaj Marokut, barazimi do të ishte më i drejtë, ndërsa kundër Kroacisë, me shpinën pas murit, treguam se ishim skuadra që donim të shihnim, por fati nuk ishte në anën tonë. Dy shtylla, topi nuk donte të hynte në rrjetë… Ndodh, bëmë gjithçka për të fituar”.

Courtois vazhdoi duke iu përgjigjur atyre që e quajnë Belgjikën aktuale si “Brezi i Artë”: "Epo, është pak e vështirë të na quani kështu, sepse nuk kemi fituar asgjë. Ne nuk jemi një brez i artë. Jemi një brez shumë i talentuar, i madh, me lojtarë që luajnë në të gjithë Evropën.

Në Rusi treguam që nuk ishim vetvetja, është pak turp ajo që ndodhi në Kampionatin Evropian dhe këtë Botëror. Do të shohim në mars kush do të qëndrojë e kush jo, por duhet të vazhdojmë. Në mars nisin ndeshjet kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Evropian”.