Transmetuar më 02-12-2022, 15:30

Balerina e njohur Klaudia Pepa ka ndarë së fundmi me ndjekësit një lajm të bukur për karrierën e saj. Ajo ka fituar një çmim në Festivalin e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar në Rumani për rolin e saj në “Lights Off”, i cili transmetohet në “Rai Cinema”.

Klaudia është nderuar me çmimin “Best Actress Honorable Mention”. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo ka shprehur lumturinë dhe mirënjohjen e saj.

“Nuk mund ta kuptoni lumturinë time! Për hapat e mi të parë si aktore kjo është një kënaqësi e madhe. Faleminderit Best International Film Festival ( Rumani) për këtë çmim. Puna shpërblehet gjithmonë”, ka shkruar Klaudia.