Transmetuar më 03-12-2022, 04:55

Nafta dhe benzina janë rritur sërish me vendim të Bordit të Transparencës. Nafta do të shitet me 8 lekë më shumë, ku nga 206 lekë do të shitet me 214 lekë/litri.

Edhe benzina është rritur me 4 lekë, ku nga 191 lekë do të shitet me 195 lekë/litri.

Ndërsa gazi nuk ndryshon dhe vijon të shitet me 71 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 121 lekë/litër”, thuhet në vendim.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 2 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Ajo që vihet re është se çmimet e naftës dhe benzinës ulen shumë më pak se kur ato rriten dhe qëndrojnë për pak ditë, kurse kur shtrenjtohen qëndrojnë më shumë kohë të tilla.