Transmetuar më 06-12-2022, 10:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha sot nga Tirana se Kosova ka treguar përkushtim ndaj vlerave të BE në çdo veprim që ka ndërmarrë kur bëhet fjalë për 100% harmonizim për çdo politikë të jashtme.

Por, theksoi ajo, duhet t’i jepet fund fjalëve boshe dhe Bashkimi Evropian duhet të flasë me vepra lidhur me liberalizimin e vizave.

“Më lejoni të them se jam e lumtur që gjendem në këtë samit, sipërmarrje e rëndësishme nga BE-Ballkani Perëndimor.

Shpresoj që konkluzionet dhe deklaratat do të shfaqin këtë përbashkësi të BE drejt një procesi të përshpejtuar për Ballkanin Perëndimor.

Në të njëjtën kohë jam këtu si udhëheqësja e një vendi më pro evropian që ekziston dhe në këtë kuptim ne kemi treguar këtë përkushtim nga BE dhe vlerave të BE në çdo veprim që kemi ndërmarrë kur vjen fjala te 100% harmonizim me BE për çdo politikë të jashtme.

Jemi harmonizuar me sanksionet kundër Rusisë dhe refuzimin e çdo influence malinje.

Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët, në vepra për liberalizimin e vizave. Kosova do paraqesë aplikimin për anëtarësimin në BE në fund të vitit dhe shpresojmë për mbështetje të plotë.

Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, nuk është vendi për dialog dhe negociata mes Serbisë dhe Kosovës, është një proces që duhet të mbrojë dhe ruajë integritetin territorial, sovranitetin e Kosovës dhe sistemin e saj kushtetues.

Në të njëjtën kohë ajo që ndodh është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë ecur përpara me çeljen e bisedimeve për anëtarësim dhe po kështu ka patur vendim nga ambasadoret e BE për mbështetjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe shpresojmë dhe do u bëjmë thirrje udhëheqësve që të votojnë në favor të konkluzioneve të 15 dhjetorit në takimin e Këshillit”, tha Osmani.