Transmetuar më 07-12-2022, 19:09

Tiranë- Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar shefi i njohur i kuzhinës Juli Zguro, i cili u kujdes për menunë e drekës së djeshme të pjesëmarrësve të Samitit.

Juli tregoi se përgatitjet nisën një javë para dhe dreka përmbnate 5 pjata kryesore.

Menuja kryesore kishte si bazë mishin dhe produktet e tokës, megjithatë nuk munguan as ushqimet e tjera me bazë peshku, vegjetariane apo pa gluten.

Zguro tregoi se presidenti francez Macron shijoi shumë pjatën e parë, tartarin e viçit me tartuf të bardhë.