Transmetuar më 08-12-2022, 20:47

Dalina Buzi ka bërë sërish një tjetër reagim, tashmë pas debatit të ashpër me Jerinën në “Goca e Gra”. Shkak i zënkës mes tyre është bërë pikërisht juria e “Dancing With The Stars”

Jerina ka akuzuar Dalinën se ajo thjesht po i bën komentet për “show” ndaj konkurrentëve mirëpo Dalina menjëherë ka thënë se kështu funksionon bota e spektaklit dhe e televizionit. Më tej, Dalina tha se është pjesë e një jurie konkretisht e nje spektakli dhe jo e “Bolshoi Theatre”.

Mirëpo, Dalina ka publikuar një video në Instagram, duke u ndalur tek vërejtjet por edhe këshillat që ka dhënë për konkurrentët, në këtë rast për Julkën.

“Kush lexon në këto komente mllef, vrer, helm, frustrim, sulme personale, dëshirë për të poshtëruar e ulur konkurrentët, nevojë për t’u ndjerë të plotfuqishëm apo për të përmbushur mungesa tona, kush lexon pandjeshmëri, mungesë kulture, kush lexon ofendime dhe armiqësi, është tërësisht problem i perceptimit të tyre që kanë për botën dhe për veten. Jo i imi. Unë jam atje për të gjykuar. Hajde pra! Le t’i kthehemi spektaklit.”- shkroi Dalina.

Kujtojmë që Jerina dhe Julka janë dy mikesha mjaft të ngushta, e për pasojë, ndodhi edhe debati ku Jeri i doli në krah këngëtares dhe moderatores së njohur dhe u kap më pas me Dalinën.