Transmetuar më 12-12-2022, 20:38

Reperi Stresi është pjesë e “Big Brother VIP” ku ditën e sotme ka treguar se si është pajtuar me Noizyn.

“U mblodhën djemtë e mirë për të na pajtuar. Më del Geti më thotë shih o Stres, nuk jeni të kqinj të dy, ty të kam shok por dhe atë e kam shok. Momenti ka qenë kur isha në Angli. Janë munduar dhe më parë të na pajtonin, por nuk kemi pranuar asnjëri”, ka treguar reperi.

“Krejt ato që nuk kanë pasur qejf që unë të pajtohesha, kur u pajtova gjjithë më thonin “bravo”. Çfarë “bravo” më thua? Ti më ke frymëzuar mua për 10 vjet të mos pajtohesha. Kam humb shumë njerëz nga ai pajtim, por jam krenar, i lumtur që i kam humbur se nuk paskan qenë për të mirën”, ka shtuar ai.