Transmetuar më 15-12-2022, 08:20

Çmimi i karburanteve në vend ka pësuar një rritje këtë të mërkurë, me vendim të Bordit të Transparencës.

Është rritur me 6 lekë çmimi i naftës, duke shkuar në 202 lekë për litër, ndërsa çmimi i benzinës ka shkuar 178 lekë për litër.

Është rritur me 2 lekë edhe çmimi i gazit, duke shkuar në 71 lekë/litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi në orën 18:00 të kësaj të mërkure.

Bordi thotë se iu referua të dhënave në bursën Platts të datës 13.12.2022, ndaj ka ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 713, +36 nga data 08.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 868, +71 nga data 08.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH 109.88 ( – 1.56 nga dt 8).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 109 lekë/litër.