Transmetuar më 23-12-2022, 20:59

Një festë diplomimi për studentët peruan mori një kthesë të papritur kur dyshemeja ku ata po kërcenin u rrëzua dhe i ‘gëlltiti’.

Në videon e postuar në TikTok shihet momenti i aksidentit me studentët që ishin duke kërcyer për një moment zhduken.

Pavarësisht rënies, që fatmirësisht, nuk ishte me lartësi të madhe, nuk pati dëmtime serioze.

Siç shihet edhe në video, një valë tymi është ngritur, ndërsa DJ- ndalon muzikën dhe ata që nuk ndodheshin në nuk u rrëzuan përpiqen të largojnë shokët e klasës të bllokuar në gropë.

Shkaku i aksidentit mbetet i paqartë, por mediat lokale raportojnë se “pista ishte prej druri dhe nuk mund të mbante peshën e nxënësve”.

Ndonëse nuk pati viktima apo të lënduar rëndë 25 studentët u dërguan në spital ku iu dha ndihma e parë.

@elpopular.pe Más info en la web 🙌🏻 #SanMartín #Escolares #Accidente #Discoteca #Fiesta #FiestaDePromoción #Promoción #ParaTi #FYP #Viral #Noticia #Noticias #Peru #Perú #ElPopular #DiarioElPopular ♬ Tubarão Te Amo – DJ LK da Escócia & Tchakabum & Mc Ryan SP