Transmetuar më 25-12-2022, 08:15

RUSI- Ish e dashura e Don Xhonit, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në jetën e saj personale. Modelja ruse, Ariana Lirey ka publikuar në Instagramin e saj së fundmi një video ku duket e veshur nuse duke firmosur disa dokumenta së bashku me një burrë në krah.

Nuk jemi të sigurtë akoma nëse modelja ruse vërtetë po martohet dhe mashkulli në fjalë është partneri i saj.

Mirëpo çfarë bëri përshtypje ishte muzika që e kishte shoqëruar videon. Bëhet fjalë për këngën e fundit të Don Xhonit “Dilema”.

Ka ende DILEMA? Martohet Ariana Lirey, në ceremoni nuk “mungon”

Ariana dhe Don Xhoni bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit.