Transmetuar më 25-12-2022, 08:39

Dollari amerikan është blerë këtë të diel, 25 dhjetor, me 107.3 lekë dhe është shitur me 108.2 lekë sipas kursit të këmbimit, duke shënuar një rënie gjatë ditëve të fundit.

Sakaq rënie ka pësuar dhe monedha evropiane Euro, ku në tregun valutor blihet me 113.8 lekë dhe shitet me 114.6 lekë.

Në trend rënës është edhe paundi britanik, i cili sot blihet me 128.5 lekë dhe shitet me 130.5 lekë.

Në të njëjtat nivele qëndron franga zvicerane e cila blihet këtë të diel me 114.2 lekë dhe shitet me 115.2 lekë.