Transmetuar më 26-12-2022, 11:12

Pejë- Aksident tragjik në Novosellë të Pejës. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express vdekjen e një personi dhe lëndimin e tre të tjerëve. Në vendngjarje ndodhet policia dhe Inspektorati Policor i Kosovës, pasi në aksident është përfshirë edhe një zyrtar policor.

“Në orën 07.45 në fshatin Novosellë të Pejës policia është njoftuar për një aksident trafiku, të përfshira kanë qenë dy vetura. Tre persona janë të lënduar, por më vonë janë bërë katër të lënduar. Një prej tyre ka vdekur, mjeku e ka konstatu vdekjen në vendin e ngjarjes. Tre personat janë dërgu në Emergjencë më pas në QKUK. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe IPK, pasi në aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Gazetën Express.

Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes: