Transmetuar më 26-12-2022, 13:25

KOSOVË- Ambasadorët e shteteve të Kuintit i kanë kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që serbët në veri të Kosovës dhe Metohisë t’i heqin barrikadat brenda 24 orëve. Mediat serbe raportojnë se, ambasadorët e Quinte-s i kanë dërguar ultimatum Vuçiçit që të hiqen barrikadat brenda 24 orëve, sepse në të kundërtën do të lejojnë Kurtin të sulmojë serbët në veri të Kosovës.

Këtë informacion e ka komentuar gazetari, Dragan J. Vuçiqeviç, i ftuar në emisionin special të TV Pink.

‘Ky është informacion jozyrtar, i verifikuar nga disa burime, pikërisht sot në mbrëmje, rreth gjysmë ore më parë, ambasadorët e Quinta-s i kanë dërguar ultimatum të hapur Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që brenda 24 orëve të largohen barrikadat, në të kundërtën. Kurti nuk e pengon më zbatimin e ligjit. Pra do ta lënë Kurtin të sulmojë serbët – tha Vuçiqeviç’, tha gazetari.

Mbrëmjen e djeshme në Zubina Potok rreth orës 19:45 u raportuan të shtënat me armë zjarri pranë patrullave të KFOR-it. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, së fundi ka përfunduar takimin me kryeministren Ana Brnabiç dhe lidershipin ushtarak, ndërsa pas takimit me presidentin Vuçiç, gjenerali Milan Mojsiloviq ka shkuar me urgjencë në Rashkë.