Transmetuar më 26-12-2022, 15:29

Pulikohen pamjet një video të pazakontë. Një burrë që nuk kishte veshur asgjë përveç të brendshmeve të tij është filmuar duke u përplasur me një grup burrash në një rrugë periferike pasi ata u përpoqën të vidhnin një shtëpi.

Pamjet e sigurisë tregojnë një burrë që vrapon nga një shtëpi në Mermaid Waters, në Gold Coast, për të ndjekur një grup burrash që ikin nga një tentativë grabitje herët në mëngjes të hënën.

Videoja tregon dy burra, duke përfshirë një me një këmishë të mbështjellë kokën, duke fshehur fytyrën, duke vrapuar drejt dy makinave të parkuara në rrugë. Banori i veshur vetëm me një palë mbathje, arriti të kapte një nga këmisha, ndërsa ai tentonte të shpëtonte.

Dy nga hajdutët nxituan në ndihmë të bashkëpunëtorit të tyre, ndërsa njëri filloi të tundte një shkop në drejtim të burrit, duke e bërë që të largohej.

Grabitësi i kapur përfundimisht lirohet nga këmisha e tij dhe shpëton nga burri, përpara se grupi prej pesë grabitësish të arrijë të ikë me makina.

Një zëdhënës i policisë së Queensland tha se oficerët u thirrën në një shtëpi të Hood Court rreth orës 4:40 të mëngjesit për të raportuar se dy persona meshkuj kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në dy automjete.

“Një banor 50-vjeçar mashkull në pronë u përpoq ti ndalonte. Dy persona të tjerë meshkuj janë përballur më pas me burrin, duke e kërcënuar me një shkop dhe thikë, përpara se të ndodhte një sherr fizik në të cilin burri pësoi një prerje të lehtë në dorë,” tha ai.