Transmetuar më 28-12-2022, 15:18

Animalistja shqiptare Jonida Çobani është shndërruar tashmë në një personazh mjaft të bujshëm. Deklaratat e saj të njëpasnjëshme po marrin vëmendje të madhe në rrjet.

Së fundmi, ajo ka bërë një deklaratë lidhur me mishin e njeriut. Animalistja ka theksuar se mishi i njeriut ka shumë shije kur konsumohet.

Jo vetëm kaq por Jonida Çobani ka shpjeguar edhe diferencën mes kanibalëve dhe mishngrënësve.

“Nuk e absorboj dot mendimin se si mundemi ne të ushqehemi mbi dhimbjen, vuajtjen e një shpirti tjetër. Si mund të marrësh ti shpirtin e dikujt tjetër, kur shpirti yt është aq i vyer për ty. Për mua, kjo është një formë kanibalizmi, nuk kemi respekt për jetën. Nuk ka shumë diferenca, e vetmja diferencë kanë më shumë shije se ne, dinë të hanë më shumë se ne. Në kuptimin që, thonë që njeriu shijon më shumë. Kjo është diferenca mes kanibalëve dhe mishngrënësve”, theksoi ajo.

Kujtojmë se temë diskutimi u bë trendi i fundit në TikTok “Dieta e Luanit”, e cila konsiston në konsum vetëm të mishin të gjitarëve për më shumë se 30 ditë. Animalistja tha se kjo është një formë kanibalizmi, duke theksuar se diferenca mes një mishngrënësi dhe kanibali është se ky i fundit ka shije më të mirë në ushqim.

Mirëpo, nuk është hera e parë që deklaratat e saj bëhen virale në rrjet.

Më përpara, ajo ka folur gjatë një interviste edhe për ujin.

”Ky ujë që ne pimë ka memorie, ka ndërgjegje. Nëse unë ujin e marr edhe i flas: ‘Ti je ndyrësirë, ti je i pabesë, unë ty do të vras’… Ky ujë kthehet në toksinë dhe unë marr e pi këtë ujë. Edhe ky ujë kthehet në toksinë se rri për një kohë të gjatë në trupin tim. Po merri foli këtij ujit ti: ‘Të dua, të kam shpirt, të kam zemër”, do t’i shërojë edhe ato qeliza të vdekura në trupin tënd. Pse? Sepse ne jemi energji”- ka thënë ajo më herët.