Transmetuar më 29-12-2022, 09:32

Australi- Një familje në australi është përfshirë në një aksident tragjik.

Çifti Cindy Braddock, 25 vjeç dhe Jake Day, 28 vjeç po udhëtonin së bashku me fëmijët e tyre të moshave 5, 2 dhe 1 vjeç, kur u përfshinë në aksident pasi makina doli nga rruga.

Teksa pridërit humbën jetën në vendngjarje, fëmijët mbetën të bllokuar në automjet për 55 orë. Sipas raportimeve të mediave vendase, të 3 fëmijët mund të kishin ndërruar jetë, po të mos ishte për veprimin e zgjuar të vajzës 5-vjeçare, e cila i çliroi dy foshnjat nga sexholino ku ata ishin vendosur.

TRAGJEDI gjatë natës! 10 të vdekur pas zjarrit në hotel, njerëzit hidhen nga dritaret për të shpëtuar Ata qëndruan për rreth 55 orë pranë trupave të vdekur të prindërve të tyre, teksa u gjetën nga policia në gjendje të rëndë dehidratimi.

“Nëse nuk do të ishte 5-vjeçari që i liroi rripat e sigurisë së sexholinos së fëmijëve, ata nuk do të ishin me ne sot”, tha një i afërm i tyre.

“Ajo ndoshta nuk do ta kuptojë këtë për disa vjet. Ata qëndruan në makinë për 55 orë në temperaturën 30 gradë celcius. Askush nuk e di se çfarë kanë kaluar.”- shtoi ai.

Fëmijët u dërguan në spital me dehidrim të rëndë, tha policia, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.