Transmetuar më 29-12-2022, 23:31

Britania e Madhe- Ndodhi në Angli. Një grua është gjobitur me 1,500 paund në luftën kundër të ashtuquajturit “krim i zymtë”, pasi hodhi një cigare nga dritarja e makinës së saj.

Yahoo shkruan se një person u pa duke hedhur një bisht cigare nga një Nissan që ishte në pronësi të Maurine Bateesa, në Barking & Dagenham.

Maurine Bateesa refuzoi të jepte detaje se kush drejtonte makinën në atë kohë dhe kështu u ndoq penalisht dhe u gjobit.

Ajo nuk u paraqit në Gjykatën e Barkingside, kështu që u gjobit në mungesë.