Transmetuar më 01-01-2023, 10:31

KOSOVE- Jo vetëm nga fishekzjarret. Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit gjatë festimeve për Vitin e Ri në Kosovë. Në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë 15-vjeçare, e plagosur nga plumbi qorr. Te gjitha këto raste janë pranuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Po ashtu, lëndime janë shënuar edhe nga fishekzajrret ku një 8-vjeçare duhet të operojë gishtat.

“Gjate kujdestarise te kesaj nate kemi pranuar tri raste lendime me arme zjarri, sic thane ata, nuk dihet nga ju ka ardhur plumbi, ne i quajme lendime nga plumbat qorr. Lendimet jane ne ekstremitete të poshtme, mosha e të plagosurve eshte njeri 36-vjeçar, tjetri 26 dhe nje vajze 15-vieçare…”, ka thënë mjeku Ejup Govori.

Doktor Gavori tha se në Klinikën Emergjente kishin pranuar edhe raste të lëndimeve me mjete prioteknike dhe disa prej tyre janë të rënda.

“Kemi pranuar 11 raste me mjete piroteknike kryesisht lendime në ekstremitete te siperme dhe lokalizimi eshte ne shuplaka te dorës, ka raste te cilat jane lendime serioze me incaliditet duhet te amputohen apo t’u hiqen gishtat sepse eshte lendimi shumë serioz, ndersa disa raste të tjera ka nga keto mjete piroteknike fishekzjarre te cilet lendimet jane ne fytyre, lendimet nuk jane serioze por siperfaqesore, keto raste lirohem pas trajtimit te plageve besoj lirohen ne shtepi”, tha ai.