Transmetuar më 01-01-2023, 16:00

Shumë nga ne e teprojnë për festa, sidomos për vit të ri, duke ngrënë plot. Sidomos ushqime të rënda si mishrat dhe produkte të tjera me kalori.

Këto ushqime e rëndojnë trupin së tepërmi me toksina dhe përtej shijes që tundon, krijojnë një parehati të madhe.

Ndërsa gjelit të detit dhe ushqimeve festive po iu vjen fundi, është momenti për të pastruar trupin.

Pikë së pari zgjidhni të konsumoni fruta, perime dhe supë, në mënyrë që të lehtësoni funksionimin e organizmit.

Ndërkohë ekspeetët nutricionistë që ka monitoruar noa.al në faqet e tyre, rekomandojnë për të gjithë llupësit që e kanë tepruar, që të përdorin së paku dy herë në ditë për një javë rresht dy lloj çajrash.

I pari është çaji jeshil, i cili nga njëra anë garanton koncentrat antioksidantësh dhe nga ana tjetër stimulon metabolizmin.

Një tjetër çaj që ju vjen në ndihmë për të pastruar trupin nga toksinat, është ai i xhinxherit. Ky çaj pastron yndyrat dhe toksinat, duke e bërë trupin tonë që të ndihet më lirshëm. /noa.al