Transmetuar më 01-01-2023, 19:00

Moti në Shqipëri do të karakterizohet nga temperatura të larta për pothuajse të gjithë javën e këtij fillim viti të ri 2023.

Ditën e nesërme temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C. Këto temperatura do të na shoqërojnë deri në fundjavë. Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Ndërkohë parashikohet që moti të ndryshojë të premten pasdite dhe të shtunë e të dielë. Në fundjave priten reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë.