Transmetuar më 02-01-2023, 20:22

Greqi- Detaje tronditëse mësohen nga ngjarja makabre me protagoniste një nënë që hodhi në digën e lumit foshnjën e saj e më pas shkoi e bëri qef në hotel. Mësohet se 29-vjeçarja e ka hedhur foshnjën e saj në një digë në Aliakmonas.

E reja akuzohet për vrasje me dashje të foshnjës së saj 11-muajshe.

Ajo thotë se nuk e ka kuptuar çfarë ka ndodhur.

Por nga autopsia e kryer rezulton se foshnja vdiq nga mbytja.

Gruaja dyshohet se ka marrë një taksi nga fshati Stavros Imathias më 31 dhjetor, me foshnjën në krahë dhe janë nisur drejt vendit ku e ka hedhur në ujë.

Më pas ajo u nis për në Aleksandri dhe qëndroi në një hotel, ku kaloi natën e Vitit të Ri.

Sapo zbardhi ai u kthye në shtëpinë ku jetonte me foshnjën, gjyshen dhe gjyshin.

Taksisti që e transportoi tregon:

“Ajo nuk dukej e mërzitur, nuk kishte një fëmijë me vete. U ul në sediljet e pasme dhe nuk tha asgjë gjatë gjithë rrugës. Sjellja e saj ishte krejt normale. E mora nga rruga kryesore, para urës”, tha taksisti, i cili u thirr nga policia për deklarim.