Transmetuar më 02-01-2023, 21:57

Festa ka degraduar në rrahje. Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një apartament në rrugën “Bukureshti” në Pejë. Sipas raportimeve të mediave lokale, një person së bashku me djemtë e tij ka dhunuar dhëndrin e tij duke e bërë për spital.

Ata e kishin ftuar të hante darkë me ta mbrëmjen e datës 1 Janar por janë hakmarrë për një mosmarrëveshje që dhëndri i tyre kishte me bashkëshorten.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur të dielën pasdite dhe motivi i konfliktit mes tyre që u përshkallëzua në dhunë fizike dyshohet të jetë një mosmarrëveshje që viktima e kishte pasur me bashkëshorten e tij.

Ata e kanë rrahur me grushte, shkelma, e madje edhe levë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima ka rrëfyer gjithçka në Polici teksa autorët janë vetëdorëzuar.