Transmetuar më 03-01-2023, 21:18

Britania e Madhe- Zbulohet një rast skllavërie e ngjashme me antikitetin në Angli.

Dy anëtarët e një bandë, njëri prej të cilëve shqiptar janë dënuar me burg nga autoritetet britanike. Sipas BBC, Andi Alushi, 27 vjeç nga Shqipëria, dhe Valdemaras Kasinskas, 39 vjeç, nga Lituania, në muajin maj mbajtën peng dy persona në një shtëpi në Sheffield, duke i trajtuar ata në mënyrë çnjerëzore.

“Viktimat”, të cilët ishin shqiptarë u filmuan duke ngrënë në disa tasa qensh, për një periudhë 10 ditore, ndërsa i mbanin të lidhur me zinxhirë.

Alushi dhe Kasinskas u dënuan me 14 vjet e gjashtë muaj burg në gjykatën e Sheffield Croën të martën.

Dyshja u arrestuan pasi policia bastisi një shtëpi në rrugën Firth Park në qytet dhe gjeti dy persona

Sipas autoriteteve të drejtësisë britanike, dy të dënuarit u bënin presion shqiptarëve dhe i shantazhonin për të marrë para nga familjarët e tyre në Shqipëri.

E gjitha kjo ndodhi pasi personat që mbaheshin peng fajësoheshin për gjetjen e një magazine me kanabis.

Hetimet nisën pasi Kasinskas u mburr me një të panjohur në mediat sociale se do të tronditej nga përmbajtja e videove të tij. Burri, i cili ishte nga Lituania, e denoncoi rastin në polici.

Gjykata e Sheffield Crown i deklaroi fajtorë.