Transmetuar më 04-01-2023, 10:26

Është ende me oksigjen. Nuk ka dalë akoma nga kujdesi intensiv, por aktori Jeremy Reener ka përshëndetur fansat e tij nga spitali.

“Faleminderit të gjithëve për fjalët tuaja të mira. Unë siç e shihni nuk jam shumë mirë tani për të shkruar gjatë, por unë ju dërgoj dashuri të gjithëve", shkruan ai.

Incidenti ndodhi ditët e festave teksa pastronte borën para shtëpisë.

Ishte fqinji i tij që e pa, njoftoi spitalin dhe një helikopter i erdhi në ndihmë.

Mjekët thonë se gjendja e tij është e stabilizuar, por ka ende nevojë për kujdes intensiv.