Transmetuar më 04-01-2023, 17:35

Dieta pas festave, është e domosdoshme për t’u rikthyer në formë dhe të mund të humbisni kilogramët që keni shtuar.

Kjo për shkak të ushqimeve me shumë kalori, ëmbëlsirave, yndyrnave dhe gatimeve të kripura.

Kujdes, sa më shpejt të rigjeni ekuilibrin, aq më pak rrezikoni që kilogramët të depozitohen përgjithmonë.

Por, mos u shqetësoni. Kjo dietë shërben për të pastruar organizmin nga toksinat dhe ndihmon të humbisni 1-3 kg në dy javë.

Në çdo vakt, mund të përdorni 2 lugë vaj ulliri që përmbajnë 180 kalori.

Ndërkohë, gjatë ditës nuk duhet t’i kaloni më shumë se 1200 kalori, nëse doni të arrini rezultatin e dëshiruar.

Po ju japim një shembull menyje, që mund ta ndiqni gjatë dietës 2 javore:

Mëngjesi:

çaj ose kafe pa sheqer

50g drithëra (bukë integrale, miell tërshëre, etj.)

1 gotë qumësht ose një kos frutash

1 frut

Dreka:

200 gr peshk ose 150 gr mish pa dhjamë

perime të ziera me 1 lugë vaj ulliri

100 gr makarona, fasule, thjerrëza ose 3 patate

një fetë djathë ose kos

Darka:

200 gr peshk ose 150 gr mish pa dhjamë

perime të ziera me 1 lugë vaj ulliri

100 gr makarona, fasule, thjerrëza ose 3 patate

1 frut i freskët.

Këshillë: Gjatë ditës mund të pini edhe 1-2 gota çaj bimor, preferohet çaji jeshil, por pa sheqer, i cili ndihmon në pastrimin e toksinave dhe gjithashtu këshillohet të konsumoni shumë ujë. /noa.al/