Transmetuar më 04-01-2023, 17:44

Ushqimet që djegin kaloritë e marra gjatë festave të fundvitit

Është e vështirë t’i rezistosh tundimit të ushqimeve të mira, sidomos gjatë festave të fundvitit.

Megjithatë mund ta kontrollosh veten me disa ushqime, të cilat të ndihmojnë që të djegësh disa kalori që mund t’i kesh marrë me shumicë gjatë këtyreditëve që lamë pas.

Sepse ushqimi mund të jetë një mënyrë e fuqishme, si dhe natyrale, për të të ndihmuar që të jesh sa më ishëndetshëm dhe të djegësh kalori pa u lodhur fare.

Çaji i gjelbër

Pini sa më shumë këto ditë të ftohta. Për më tepër është një kurë mjaft e mirë për djegien e kalorive.

Po ashtu edhe asparagu, limoni, mollët, specat e kuq djegës, kanella.

Por në djegien e kalorive mund të të ndihmojë edhe një lëng, i cili vjen nga përzierja e mëposhtme:

Një lugë gjelle me spec djegës të bluar, limon me lëngun dhe lëkurën e tij, një lugë gjelle lëng molle.

Përgatitja: Qëroje limonin dhe lëkurën e tij futeni në një enë me ujë të nxehtë.

Prisni 10 minuta dhe shtojeni aty specin djegës dhe lëngun e mollës. /noa.al/