Transmetuar më 04-01-2023, 23:06

Kosovë- Një i ri është goditur 7 herë me thikë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Saradra të Komunës së Istogut.

Policia e Kosovës thekson se i riu ka marrë plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit dhe fatmirësisht, sipas mjekut kujdestar, është jashtë rrezikut për jetë.

“Policia rreth orës 17:40 minuta është njoftuar se një person është therur me thikë në oborrin e shtëpisë së vet. Viktima është ther nga persona të panjohur. Pastaj është dërguar në spital dhe mjekët kanë intervenuar dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë. Është ther në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit 7 herë. Nuk dihen kryesit e veprës. Policia është në vendin e ngjarjes”, njoftoi policia.