Transmetuar më 05-01-2023, 19:07

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ishte i pranishëm ditën e sotme në festën e 32-vjetorit të rithemelimit të gazetës Rilindja Demokratike. Në fillim të ceremonisë, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se ish-kryeministri Berisha ishte me grip, ndaj edhe nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

“Më bie privilegji t’ju drejtohem juve sot në këtë përvjetor të 32-të të Rilindjes Demokratike, t’ju përcjell urimet më të mira nga Sali Berisha, kryetar i PD-së, i cili sot për arsye të një gripi, nuk arriti të na bashkohet sot këtu” – tha Bylykbashi.