Transmetuar më 06-01-2023, 11:52

Tiranë- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një vizitë në Presidencë. Takimi i Ramës me Begajn ka zgjatur rreth 50 minuta.

Ky takim vjen pas mbledhjes dje me ministrat e kabinetit qeveritar ku u bë analiza vjetore.

Në takim mes dy zyrtarëve është diskutuar për çështjes politike të vendit.

Presidenti i Republikës udhët t’i japë plotfuqi ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Gjykatën e Hagës për çështjen detare me Greqinë.

Kujtojmë se ky është takimi i parë që Rama zhvillon me presidentin Begaj për këtë vit që sapo ka hyrë.

Pas vizitës së zhvilluar në Presidencë Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka pasur diskutime mbi përgatitjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, shkroi Rama.