Transmetuar më 06-01-2023, 20:00

KOSOVË- Media ‘indeksonine’ ka kontaktuar me autorin e dyshuar për rastin e plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë. Personi, A.Kurtaj ka thënë se është i pafajshëm për rastin që po akuzohet.

Ai ishte në pritje të patrullës së Policisë në një vend në Prevallë.

“Qe veç erdhën”(policia v.j.), thotë ai për “Indeksonline”.

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.