Transmetuar më 07-01-2023, 11:13

Më datë 2 janar, në Prizren në lokalin "Kobra City", pronari i biznesit vrau me armë për një faturë 400 euro, të riun nga Kukësi Visart Cengun. Ky i fundit 31 vjeç ishte kthyer nga Franca për të festuar festat e fundvitit me familjen në Kukës, ndërsa në atë mbrëmje kishte dalë me shokun e tij në Prizren. I riu u qëllua nga pronari i lokalit, Dibran Hoxha, i njohur si "King Kobra".

Cengu ndërroi jetë rrugës për në spital teksa nga ngjarja mbeti i plagosur edhe miku i tij 27-vjeçar Rufgen Shehu. Ndërkohë Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person tjetër të dyshuar për vrasjen në lokalin “Kobra City” në Prizren më 3 janar. “Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.