Transmetuar më 09-01-2023, 19:30

Prej muajsh një 23-vjeçare nga Shqipëria po jetonte një makth absolut, e burgosur në një apartament në qendër të Athinës dhe e detyruar të izolohej nga një bashkatdhetar i saj 33-vjeçar i cili më pas e nxori në rrugë duke fituar deri 600 euro në ditë.

Autori arriti të joshte të renë në Shqipëri duke i thënë se ajo do të punonte në një lokal nate që ai thuhej se zotëronte në Athinë.

Rasti u zbardh pas denoncimit të 23-vjeçares dhe mesditën e djeshme 33-vjeçari u arrestua në kuadër të një aksioni të Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore, të Athinës, raporton noa.al.

Apartamenti-burg

Sipas asaj që u bë e ditur nga Policia, 33-vjeçari i pretenduar si pronar i një lokali në Athinë, i është afruar 23-vjeçares në Shqipëri me pretekstin se i ofronte një punë, duke përfituar nga vështirësitë e saj, gjendjen e mjerueshme financiare.

Më pas me pretekstin e mikpritjes e ka çuar në banesën e tij në zonën e Exarchia-s në Athinë dhe praktikisht e ka burgosur, duke monitoruar plotësisht lëvizjet e saj.

Madje, në mungesë të tij, ai ka vënë persona të tjerë si roje të 23-vjeçares që ajo të mos ikte prej banesës.

Takimet intime

Makthi vazhdoi për 23-vjeçaren pasi 33-vjeçari, duke ushtruar dhunë ndaj saj, e detyroi të përdorej përmes një agjencie takimesh, duke e çuar vetë në pikat e takimit me klientët dhe mblidhte paratë që ajo nxirrte.

Informacionet nga burime policore bëjnë të ditur se e reja është detyruar të linte katër takime në ditë për 150 euro për takim, shuma të cilat i merrte të gjitha 33-vjeçari.

Po hetohet e kaluara e 33-vjeçarit

Nga hetimet e kryera në banesën e 33-vjeçares iu gjet dhe u sekuestrua shuma e parave prej 6.890 euro, makina me të cilën e çonte në takime dhe një sasi e vogël kanabisi.

I arrestuari u dërgua në Prokurorinë Penale të Athinës, ndërkohë që vijojnë hetimet për pjesëmarrjen e tij në raste të tjera të ngjashme. /noa.al