Transmetuar më 10-01-2023, 18:22

TIRANË-SPAK ka përfunduar hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Pasi qëndroi për gati 60 minuta brenda institucionit, Mediu tregoi për mediat e pranishme atë që iu komunikua. Ai tha se iu është paraqitur e njëjta akuzë si në vitin 20009, pa shtuar asnjë dokument dhe asnjë provë e re. Mediu mendon se e gjitha ka një motivacion politik, duke u shprehur se është i pafajshëm.

“Dua t’ju bëj me dije që më është prezantuar i njëjti fashikull, e njëjta akuzë si në 2009, ishte tërësisht e motivuar politikisht, pa shtuar asnjë dokument dhe as provë shtesë, akuzë për shpërdorim detyre, kam kërkuar që të pyetem, nuk jam pyetur asnjëherë. Shpresoj që të merrem në pyetje në 15 vjet. Shpresoj që të pyetem për këtë çështje. Motivi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka provuar problemin, çdo letër që kam nxjerrë ka ardhur nga pjesa civile dhe ushtarake. Akuzën nuk e pranoj, jam i pafajshëm, demontimi është çështje sigurie kombëtare, kam si çdo qytetar, të pyetem për aktet e mia, nuk jam pyetur asnjëherë. Nuk ka qenë ministri prezent por autoritetet më të larta ushtarake. Këtë akuzë nuk e provoj, jam i pafajshëm. Çështja e demontimit është e sigurisë kombëtare. Duke filluar me paktin, me marrëveshjen e MAP dhe PAP, me të gjitha praktikat e demontimit. Me këtë analizë është bërë veprimi. Unë kam të drejtën që të pyetem për aktet e mia. Jam pyetur vetëm si person që njeh rrethanat dhe kanë thënë shpjegimet e mia,”- tha Mediu.

"Kush mund ta certifikojë një proces ushtarak, ministri? Do u lutesha gjithsecilit që të lexojë edhe rregulloren. Ministri është autoritet civil, jo ushtrarak. Është thjeshtë e qartë se nuk kam asnjëlloj dijenie për shkresën që është pyetur Aldo Bumçi as nuk e di se kush ka firmosur. Bumçi ka dhënë sqarimet e veta. Unë i njoh të gjithë por për këtë çëështje nuk kam diskutuar me asnjë. Nëse do të më gjenin një marrëdhënia timen me këtë çështje gjithë përgjegjësin e marr unë. Le të marr dënimin më të madh që mund të japin. Nuk kam pasur asnjëlloj kontakti, as me firmën amerikane, as me atë shqiptare që merrej me demontimin. Këtu ka shumë çështje që vlerësohen nga unë në mënyrë subjektive ju si gazetare gjeni objektivitetin. Ministri duhet të pyetet. Unë u njoha me aktet dhe jam i gatshëm që në çdo kohë që të më thërrasin të përgjigjem për çdo germe që kam firmosur. Kam shpresuar se do të ketë drejtësi,"- tha Mediu.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Prokuroria e Posaçme SPAK mbylli hetimet për çështjen delikate të“Gërdecit”. Ai u thirr ditën e sotme në SPAK për t’i komunikuar dy akuzat, për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në kuadrin ushtarak