Transmetuar më 12-01-2023, 16:56

Gjykata e Apelit ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeaj.

Kujtojmë se kërkesa e Alibeajt konstaton në shkarkimin e gjyqtares Irida Kacerja si relatore e çështjes gjyqësore për njohjen e statutit të PD-së.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit njoftohet gjithashtu se Partia Demokratike është gjobitur me shumën 10,000 lekë.

“Mospranimin e kërkesës së ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja. – Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

– Gjobitjen e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë në shumën 10,000 (dhjetëmijë) lekë.

– Ky vendim është i formës së prerë. – Një kopje e vendimit t’u komunikohet gjyqtares Irida Kacerja dhe kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Apelit.