Transmetuar më 12-01-2023, 19:49

Suedia po përforcon themelet e tranzicionit energjetik të Bashkimit Evropian. Kompania vendase e hidrokarbureve, “L KAB”, ka njoftuar zbulimin e depozitës më të madhe në botë të minerareve tokësore, të nevojshme për prodhimin e automjeteve elektrike dhe turbinave me erë. Depozita ndodhet në lokalitetin Kiruna, në veri të vendit.

Sikurse sqaroi vetë kompania në një konferencë shtypi, depozita përmban 585 milionë tonelata lëndë xeherore dhe të paktën 1 milion ton Praseodim, materiale të cilat përdoren për prodhimin e magneteve të posaçme për automjetet elektrike.

Tani, depozita do të furnizojë një pjesë të mirë të nevojave të Evropës për këto lëndë. Kompania “L KAB” ka paralajmëruar megjithatë se do të duhen dy vite të tjera për të mësuar se kur do të jetë i mundur shfrytëzimi i këtyre pasurive.

Në bazë të përllogaritjeve aktuale, që të arrihet tek shfrytëzimi i tyre mund të duhen nga 10 deri në 15 vjet, por ka nga ata që besojnë se ky afat mund të përshpejtohet.