Transmetuar më 16-01-2023, 11:25

TIRANË- Kreu i PS, Edi Rama, ka mbledhur ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste. Ky takim vjen vetëm pak orë para mbledhjes së Kuvendit të Shqipërisë që nis sot sesionin e ri parlamentar.

Mësohet se i pranishëm në mbledhje është edhe deputeti Agron Çela, i cili është bashkuar së fundmi PS-së pasi la Partinë e Lirisë. Në fokus do të jetë edhe performanca e ministrave dhe deputetëve në aktivitetin parlamentar, ku deri më tani, në optikën kritike, sipas burimeve është Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

Në mbledhje do të diskutohen edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi me opozitën.