Transmetuar më 16-01-2023, 15:30

Aktorja Gina Lollobrigida, një nga yjet më të mëdha të kinematografisë evropiane në vitet 1950 dhe 60, ka vdekur në moshën 95-vjeçare. Ajo është cilësuar si gruaja më e bukur në botë, me pjesëmarrje të gjerë në disa filma të njohur në ndërkombëtarisht si ‘Shpata të kryqëzuara’, ‘Katedralja e Notre Dame de Paris’ dhe ‘E bukur por e Rrezikshme.

Gjatë viteve 1950 dhe 60, Lollobrigida ishte një nga interpretueset më të pëlqyera në botë dhe luajti në një numër të madh filmash evropianë dhe amerikanë përballë shumë prej njerëzve kryesorë të Hollivudit të asaj kohe. E lindur në vitin 1927 në Subiaco, në malet në lindje të Romës, ajo ishte vajza e një prodhuesi mobiljesh. Në vitet e saj të adoleshencës ajo mori pjesë në konkurse bukurie dhe në vitin 1947 u rendit e treta në konkursin Miss Italia.

Lollobrigida luajti së bashku me disa aktorë të njohur si Humphrey Bogart, Frank Sinatra, Rock Hudson dhe Errol Flynn. Karriera e saj u zbeh në vitet 1960 dhe ajo u zhvendos në fotografi dhe politikë.