Transmetuar më 16-01-2023, 19:10

Kosovë- E trishtë në Kosovë. Një 21-vjeçar është gjetur i vdekur.

Mësohet se viktima është Hazir Bresilla, banues në kllinë, i cili ishte shpallur i zhdukur nga familjarët që prej 28 dhjetorit.

Ai është gjetur pa jetë në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ndërsa familjarët kanë njoftuar se i ndjeri kishte dalë nga shtëpia më 25 dhjetor, por në polici është denoncuar vetëm më 27 dhjetor.

Pritet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes së 21-vjeçarit.