Transmetuar më 16-01-2023, 22:03

TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith deklaron se Qeveria britanike nuk ka për synim që të veçojë emigrantët shqiptarë. Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’, ambasadori u pyet se përse Britania është treguar agresive me shqiptarët. Smith u shpreh se ka dëgjuar shumë komente lart e poshtë. Ai shtoi se shqiptarët kanë qënë emigrantët më të shumtë në numër, që janë futur ilegalisht në Britani.

Pyetja: Pse Britania është agresive me shqiptarët?

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith: Dua të sqaroj, ka dëgjuar komente. Duhet kuptuar konteksti, ne duhet të pranojmë se pamë një rritje masive të shqiptarëve që përbënin numrin më të madh të emigrantëve. Ne e dimë se kjo ka të bëjë me emigrantët e paligjshëm, nuk duam të veçojmë shqiptarët.