Transmetuar më 17-01-2023, 10:57

Big Brother VIP 2 po kalon çdo limit me sjelljet e banorëve aty brenda.

Modeli që po jepet për të rinjtë është më së paku i gabuari, për të mos thënë shumë problematik.

AMA është mjaftuar së fundi me një paralajmërim për organizatorët e këtij emisioni mjaft të ndjekur, referuar një deklarate të Amos Zaharia për Luiz Ejllin:

(E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…)",  por ka edhe më keq se kaq.

Nëse deklarata e aktorit është konsideruar dhunë verbale nga AMA, si do të konsiderohet kjo shuplakë e Kejvinës ndaj këngëtarit shkodran…

Për këdo që ka sy të shikojë është një dhunë fizike e patolerueshme, e ndodhur gjatë “prime” të fundit, kur në televizion ishin futur reklamat.

Pra, nuk kishte transmetim “live” nga shtëpia e BBV. Asnjë fjalë nga prezantuesja e enisionit dhe produksioni, edhe pse ky gjest tepër i dënueshëm ka ndodhur në mes të “prime” të fundit.

Megjithatë, jo më kot thotë populli ynë se “dobiçi nuk fshihet dot”, ndaj ka rrjedhur sot edhe videoja e shuplakës së Kejvinës ndaj Luiz Ejllit. Janë pamje shokuese, të cilat i nxjerrin banorët aty brenda jo VIP-a, por krejt të kundërtën.

Pas publikimit të kësaj videoje mbetet të shihet se si do të veprojë produksioni; do ta mbulojë të pambulueshmen, gjestin tejet të shëmtuar, për të cilin AMA nuk ka reaguar ende, apo do të marrë masa sipas rëndësisë së problematikës që shfaq.

“Prime” i mbrëmjes së sotme do të ndajë “shapin nga shqeqeri”, nëse do të kemi të bëjmë me një emision intrigues, sfidues, konkurues, por patjetër edhe edukues, jo e kundërta, ku dhuna verbale e fizike pushton ekranet e njohura shqiptare për pak audiencë më shumë.

Ditën e djeshme, modelja është bërë sërish protagoniste teksa në asnjë moment nuk ka shprehur pendim për shpullën e dhënë Luizit, madje-madje ajo tha se ”ai meriton nga një shpullë çdo mëngjes”. Me këtë qasje, ky edicion i “Big Brother Vip” është duke tejkaluar çdo kufi etike, edukate dhe humanizmi. Mjaft është mjaft!